Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Si u mirëprit Baleti Kombëtar në Romë?

Shfaqja "Carmina Burana" në Teatro Grande mblodhi përfaqësues të institucioneve kulturore italiane dhe personalitete të jetës kulturore.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

ROMA — Baleti Kombëtar i Kosovës prezantoi "Carmina Burana" në Teatro Grande të Accademia Nazionale di Danza di Roma, në kuadër të turneut të tij në Itali. Shfaqja, e realizuar me koreografi nga Toni Candeloro, mblodhi përfaqësues të institucioneve kulturore italiane, artistë dhe personalitete të jetës kulturore.

Si u mirëprit Baleti Kombëtar në Romë?
Foto: Ilustrim · Biblioteca Nacional, Pristina, Kosovo, 2014-04-16, DD 14 (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons

Zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Nita Shala, e hapën mbrëmjen me fjalë përshëndetëse. Të dyja vlerësuan rëndësinë e prezantimit të kulturës kosovare në skenat ndërkombëtare dhe rolin e artit në forcimin e marrëdhënieve kulturore mes Kosovës dhe Italisë.

Përmes kësaj shfaqjeje, Baleti Kombëtar i Kosovës po vazhdon promovimin e krijimtarisë artistike vendore dhe prezantimin e potencialit të artistëve kosovarë para publikut ndërkombëtar. Turneu në Itali vijon me performancën e radhës, ku "Carmina Burana" do të prezantohet në skenën e Ex Convento dei Teatini në Lecce, duke sjellë mundësinë për publikun italian që të njohë punën dhe arritjet e Baletit Kombëtar të Kosovës.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme