Baleti dhe letërsia shqipe bëhen bashkë në Vjenë
Një mbrëmje artistike ku u bashkuan baleti, muzika dhe letërsia, me shfaqjen 'Hope' dhe bisedën me shkrimtarin Mimoza Ahmeti.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në sallën e mbushur përplot të qendrës kulturore 'Brunnepassage' në Vjenë, u zhvillua një ngjarje e përbashkët ku u gërshetuan baleti, muzika dhe letërsia. Shfaqja 'Hope' e Baletit Kombëtar të Kosovës, me koreografi nga Sead Vuniqi, u përcoll me emocione të forta, ndërsa një orë letrare me shkrimtarin Mimoza Ahmeti u zhvillua me pjesëmarrjen e autorit Anton Marku dhe lexueses Gabriela Mujaj.
Mimoza Ahmeti, shkrimtare dhe poete e njohur, fitoi 'Palmën e Artë' në festivalin 'San Remo' në vitin 1998. Biseda e saj u fokusua në letërsinë si art dhe ndikimin e saj në shoqëri, ndërsa audienca pyeti për gjendjen aktuale të Shqipërisë.