Shtetasi kosovar humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi
Një 47-vjeçar nga Kosova ka vdekur dhe dy persona të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Rozhajë-Beranë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të regjistruar në rrugën magjistrale Rozhajë-Beranë në Mal të Zi. Sipas të dhënave nga policia malazeze, viktima është identifikuar me inicialet E.M., 47-vjeçar.
Në këtë ngjarje tragjike, e cila ndodhi rreth orës 15:45, u përfshinë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, përveç viktimës, u lënduan edhe dy persona të tjerë.
Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes nga autoritetet kompetente, qarkullimi në këtë segment rrugor është rikthyer në normalitet dhe u hap përsëri për automjetet.