Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Shqipëria shpall "non grata" dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Në listën e ndaluar: Valon Bela, aktivist i Lëvizjes Besa, dhe hoxha Bekir Halimi, pas verifikimit nga Njësia Antiterror.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Ministria e Brendshme shpalli "non grata" dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, për të cilët autoritetet shqiptare disponojnë të dhëna për veprimtari që cenojnë sigurinë dhe interesat e shtetit shqiptar.

Shqipëria shpall "non grata" dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
Foto: Skanderbeg square tirana 2016 / Wikimedia Commons

Bëhet fjalë për Valon Beljan, i njohur edhe si Valjon Bela, dhe Bekir Halimin, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut. Valon Bela është politikan dhe aktivist i Lëvizjes Besa, ndërsa Bekir Halimi është hoxhë dhe teolog në shtetin fqinj.

Vendimi u mor në kuadër të masave ndaj individëve që konsiderohen rrezik potencial për sigurinë kombëtare. Sipas burimeve zyrtare, informacionet që çuan në vendim u mblodhën dhe verifikuan edhe me kontributin e Njësisë Antiterror të Policisë së Shtetit.

Burim: Report Tv
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme