Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
Në vitin 2015 Shqipëria shpenzonte për arsimin 3.1% të PBB-së, ndërsa dhjetë vjet më vonë ky tregues është në vendnumëro, me 3.2%.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 3.2% të PBB-së, duke shënuar një nga treguesit më të ulët në Europë përgjatë një dekade. Në vitin 2015, ky tregues ishte 3.1%, çka tregon se ndryshimi ka qenë minimal dhe arsimi ka mbetur në vendnumëro.
Ky ndryshim minimal dëshmon se sektori i arsimit nuk ka marrë shtysën e nevojshme financiare për të ndihmuar transformimin ekonomik të vendit dhe për të prodhuar vende pune premtuese për të rinjtë. Përgjatë dekadës së fundit, arsimi është tkurrur dhe ka humbur cilësinë, referuar rezultateve të PISA, ndërkohë që vendet europiane po investojnë në teknologji, aftësi digjitale, inovacion dhe arsim profesional.
Nga ana tjetër, investimet publike në infrastrukturë kanë zënë mbi 5% të PBB-së mesatarisht, por vendi përsëri vuan nga mungesa e studimeve të fizibilitetit dhe korrupsioni në projekte. Kjo politikë buxhetore ka kufizuar zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa ekonomia ka vazhduar të mbështetet në sektorë që ofrojnë vende pune me produktivitet dhe paga të ulëta.