Ndryshimi i gjendjes së pastërtisë dhe menaxhimit të mbeturinave në Obiliq
Mënyra se si komuna e Obiliqit ndryshoi gjendjen e pastërtisë përmes ndërmarrjes publike lokale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Pamjet e kontejnerëve të stërmbushur, qeseve të mbeturinave në rrugë dhe erës së pakëndshme paraqesin shqetësim të përditshëm për qytetarët nëpër komunat e Kosovës. Megjithatë, rasti i Obiliqit tregon se një situatë e tillë mund të përmirësohet.
Nga data një qershor, menaxhimin e mbeturinave në këtë komunë e ka marrë përsipër ndërmarrja publike lokale “Kastrioti”. Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Flakron Mjekiqi, ka bërë të ditur se puna organizohet në dy ndërrime, ndërsa procesi mbështetet nga pushteti lokal.
Sipas tij, bashkëpunimi me ekzekutivin komunal dhe kryetarin Halil Thaçi, si dhe angazhimi i menaxherit për grumbullimin e mbeturinave, Labinot Mirena, kanë ndihmuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për çdo fshat e lagje.