Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Shqipëria forcon kapacitetet e mbrojtjes civile për zjarret

Ministri Ervin Demo: investimi te zjarrfikësit është investim i drejtpërdrejtë në sigurinë e qytetarëve

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

TIRANË — Shqipëria po forcon kapacitetet e mbrojtjes civile për t’iu përgjigjur sfidave që sjellin ndryshimet klimatike dhe rritja e rrezikut nga zjarret. Kështu deklaroi ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Bazën Ajrore të Farkës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Shqipëria forcon kapacitetet e mbrojtjes civile për zjarret
Foto: DEFENDER-Europe 21- UH-60 Blackhawks arrive in Albania (6650299) / Wikimedia Commons

Në një deklaratë për mediat, Demo theksoi rëndësinë e gatishmërisë, koordinimit mes institucioneve dhe investimit te burimet njerëzore për përballimin e situatave emergjente. “Sot mbrojtja civile moderne mbështetet te parandalimi, gatishmëria dhe koordinimi. Në Shqipëri, ndryshimet klimatike, temperaturat në rritje dhe zjarret gjithnjë e më të shpeshta e bëjnë të domosdoshëm forcimin e kapaciteteve dhe investimin te njerëzit”, u shpreh ministri.

Ministri bëri të ditur se, krahas investimeve për rritjen e kapaciteteve operacionale, qeveria ka ndërmarrë masa edhe për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të shërbimit zjarrfikës dhe të Forcave të Armatosura. Sipas tij, me aktin normativ të miratuar së fundmi janë njohur dhe miratuar detyrimet financiare që lidhen me orët shtesë të punës, si një vlerësim për angazhimin e strukturave të emergjencës në terren.

Në përfundim, Demo theksoi se të gjitha institucionet përgjegjëse janë në koordinim të plotë për të përballuar situatat e mundshme emergjente që mund të krijohen si pasojë e temperaturave të larta dhe rritjes së rrezikut nga zjarret.

Burim: Gazeta Tema
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme