Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Kush është mes 150 sportistëve që Shqipëria dërgon në Taranto 2026?

Kombëtarja U21 e Alban Bushit do të luajë me Italinë, Algjerinë dhe Kosovën; mungon volejbolli, basketbolli dhe hendbolli.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Shqipëria do të përfaqësohet me 150 sportistë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që nisin më 21 gusht dhe përfundojnë më 3 shtator. Në sportet kolektive, kuqezinjtë do të marrin pjesë vetëm në futboll.

Kush është mes 150 sportistëve që Shqipëria dërgon në Taranto 2026?
Foto: Pixabay

Kombëtarja e moshës deri në 21 vjeç, e drejtuar nga Alban Bushi, u vendos në grup me Italinë, Algjerinë dhe Kosovën pas shortit të hedhur të premten. Për të disatën herë radhazi, Shqipëria nuk do të ketë përfaqësim në volejboll, basketboll 3×3, hendboll dhe vaterpolo — sporte kuq dikur kishte arritur suksese, përfshirë medaljen e artë në volejbollin e femrave në Latakia 1987.

Përveç futbollit, sportistët do të garojnë në atletikë, boks, çiklizëm, skermë, not, gjimnastikë, xhudo, karate, padel, qitje, ping-pong, taekuondo, triatlon, peshëngritje dhe mundje.

Në edicionin e kaluar në Oran 2022, Shqipëria fitoi katër medalje: dy të arta me Zelimkan Abakarov në mundje dhe Luiza Gegën në 3000 metra me pengesa (rekord mesdhetar), një të argjendtë me Erkand Qerimajn në peshëngritje, dhe një të bronztë me Islam Dudaev.

Burim: Zëri, http://www.zeri.info/sport/624629/shqiperia-150-sportiste-ne-lojerat-mesdhetare-taranto-2026/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme