Shpërthim lënde plasëse ndaj një automjeti në Lezhë
Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e <a href="/lezha/">Lezhës</a>, duke shënjestruar një makinë të parkuar.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
LEZHË — Pas mesnatës, konkretisht rreth orës 01:50, qyteti i Lezhës u bë dëshmitar i një ngjarjeje të rëndë kur në një ambient parkimi pranë zonës së njohur si “Mileniumi” ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Sipas të dhënave paraprake nga uniformat blu, eksplozivi u vu në shënjestër të një automjeti tip “Benz”, i cili rezulton të jetë pronë e shtetasit me inicialet A. N.
Për fat të mirë, pavarësisht fuqisë së shpërthimit që ka alarmuar banorët e zonës gjatë orëve të para të ditës, nuk raportohet për asnjë person të lënduar. Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e para operacionale me qëllim zbardhjen e rrethanave, zbulimin e motiveve, si dhe kapjen e autorit ose autorëve përgjegjës.