Tragjedi në Bulqizë: 53-vjeçari humb jetën pas sulmit nga ariu
Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë në Bulqizë pasi dyshohet se u sulmua dhe u kafshua nga një kafshë e egër.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë se familjarët e shtetasit U. F. kishin kërkuar ndihmë mjekësore për të afërmin e tyre, duke njoftuar se ai ishte sulmuar nga një kafshë e egër.
Pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë. Trupi i tij i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t'i u nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore.
Autoritetet bëjnë të ditur se grupi hetimor po punohet nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.