Sa shpenzojnë kosovarët në turizmin e Shqipërisë?

Rreth 195 milionë euro gjatë 26 fundjavave të sezonit maj–tetor

Sa shpenzojnë kosovarët në turizmin e Shqipërisë?
Foto: Wikimedia Commons

TIRANË — Studimi i fundit i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) nxjerr në pah ndikimin e madh që kanë qytetarët e Kosovës në ekonominë turistike të Shqipërisë. Sipas të dhënave të prezantuara, vetëm gjatë fundjavave të sezonit turistik maj–tetor 2026, qytetarët pritet të shpenzojnë rreth 195 milionë euro.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten kontribuuesit më të mëdhenj në turizmin e Shqipërisë, duke shpenzuar qindra miliona euro çdo sezon veror. Kështu vlerëson AKB, e cila, bazuar në një studim të realizuar nga 28 maji deri më 28 qershor 2026, ka analizuar lëvizjen dhe shpenzimet e qytetarëve kosovarë gjatë fundjavave në Shqipëri.

Sipas studimit, gjatë pesë fundjavëve të monitoruara, mesatarisht rreth 25 mijë qytetarë nga Kosova kanë kaluar fundjavën në Shqipëri. “Për një qëndrim prej dy deri në tre netësh, secili prej tyre shpenzon mesatarisht të paktën 300 euro, duke përfshirë akomodimin në hotele apo apartamente, ushqimin dhe pijet, karburantin, taksën rrugore, transportin, argëtimin dhe blerjet”.

Kjo do të thotë sipas AKB se vetëm në një fundjavë, ekonomia shqiptare përfiton rreth 7.5 milionë euro nga vizitorët e Kosovës. “Duke marrë për bazë të gjithë sezonin turistik nga 1 maji deri më 30 tetor, që përfshin 26 fundjava, shpenzimet arrijnë në rreth 195 milionë euro.

— Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Ku do të shkojë Albion Rrahmani?
  2. Pse shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë?
  3. Pse LDK-ja është para një udhëkryqi të madh?
  4. Kush është Fatbardha Osaj, gruaja e parë atashe e mbrojtjes?

Vazhdo leximin