Kalo te përmbajtja kryesore
Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Shtunë · 8 Gusht 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm MaqedoniKronikë

Shkup, trotuaret ende të bllokuara nga pasojat e stuhisë

Banorët raportojnë se pastrimi nuk ka përfunduar në të gjitha lagjet, me dru dhe mbeturina që kanë mbetur për ditë

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Невреме во Ѓорче Петров, Скопје-Р. Македонија , storm in Gјorche Petrov, Skopje
FOTO · Foto: Невреме во Ѓорче Петров, Скопје-Р. Македонија , storm in Gјorche Petrov, Skopje- / Wikimedia Commons

SHKUP — Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga era e fuqishme që goditi Maqedoninë e Veriut, pasojat vazhdojnë të jenë të dukshme. Në shumë lagje të Shkupit ende ka dru dhe degë të rrëzuara që tashmë kanë bllokuar trotuare, hapësira publike dhe në disa raste pengojnë edhe lëvizjen e qytetarëve dhe makinave.

Qytetarët thonë se pastrimi nuk ka përfunduar. Sipas tyre, në shumë vende drunjtë e rrëzuar kanë mbetur aty prej ditësh. Disa vlerësojnë se prioritet ka qenë lirimi i rrugëve kryesore dhe i hapësirave më të frekuentuara. Megjithatë, ata theksojnë se dëmat janë të shumta dhe se nevojitet angazhim i vazhdueshëm për pastrimin e plotë të terrenit.

“Po e shoh që vetëqeverisja lokale ka prioritet hapësirat publike t’i lirojë që të kalojnë më lehtë qytetarët, por janë të shumta, do të kenë akoma shumë punë. Në fshatin tim Rzhaniçino ishte tmerr, sikur një tajfun të kishte kaluar. Një pjesë e madhe është pastruar, besoj që do të vinë në radhë edhe kërkesat tona për të intervenuar në pronat private,” tha një qytetar.

Përveç drunjve të rrëzuar, në disa vende janë grumbulluar edhe mbeturina që nuk janë larguar prej ditësh. “Nuk janë vetëm drutë që kanë mbetur, ka edhe shumë gjëra tjera, shiko edhe mbeturinat si janë bërë, me ditë qëndrojnë aty. E rëndësishme ishte vetëm të ulen në kolltukë” – thonë qytetarët të tjerë. Alsat kërkoi përgjigje nga Ndërmarrja Publike “Parqet dhe Gjelbërimet” për të sqaruar se në cilat lokacione ende nuk ka përfunduar pastrimi dhe kur pritet të hiqen drunjtë e mbetur. Drejtori i ndërmarrjes, Muamer Seferi, deri në këto momente nuk pranoi të japë deklaratë.

Burim: Alsat-M
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Maqedoni →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →