Zhurma Press E Enjte · 10 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 07:50 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:37 Labinot Rexha rrëfen kërcënime dhe përplasje me Jozefin Markun dhe Eduard Kuçin07:25 Shkencëtarët gjejnë më shumë mikroplastikë në mushkëritë me tumor07:21 Gabimet që shkaktojnë pagjumësinë dhe mënyrat për të korrigjuar ato07:15 Ujë DEA ofron ujë falas në marsh "Liria ka emër" të 12 shtatorit07:07 Gjilani dhe Ballkani përballen në javën e 5-të të Superligës07:01 Bebe Rexha për kopertën e Flaunt Magazine me model mashkull06:55 Gruaja nga Prishtina rrëfen për fejuarin që zhdukte çdo premte06:51 Patos mban dëgjese publike kundër bashkimit me Fierin06:46 Protestat arrin 102 ditë, marshimin vazhdojnë dhe SPAK akuzon Ballukun06:37 Kurti: Deklarata e Simiqit mund të jetë eufori nga varrimi i Mlladiqit
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Lajme KOS

Shkolla "Gjin Gazulli" lanëson projektin "Dëftesa Online" falas për shkollat e Kosovës

Projekti është falas për të gjitha shkollat në Kosovë dhe do të ndihmojë krijimit të databazave të nxënësve

Redaksia ZHURMA 05:14 1 min lexim
Shkolla "Gjin Gazulli" lanëson projektin "Dëftesa Online" falas për shkollat e Kosovës
FOTO · Foto: The history of medieval Europe / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Kujdestarët e klasave nuk do të kenë nevojë të plotësojnë dëftesat e nxënësve me dorë. Notat e nxënësve për klasën e dhjetë, njëmbëdhjetë e dymbëdhjetë mund të plotësohen në formë digjitale. Gjithë kjo falë projektit të nisur nga shkolla "Gjin Gazulli" në Prishtinë, e i cili është falas për të gjitha shkollat në vend.

Formati është i miratuar nga Ministria e Arsimit, dhe është i qasshëm për t’u përdorur nga të gjitha shkollat në Kosovë. Që gjithçka të vinte në këtë pikë, për muaj të tërë u angazhua profesoresha e "Gjin Gazullit", Valbona Dragusha.

"Kjo ka nis për shkollën tonë, shkollën "Gjin Gazulli" dhe ka përfunduar për të gjitha shkollat e Kosovës. E kam bërë një faqe ku vendoset emri i shkollës, vendi, kodi etj. Një faqe tjetër të dhënat e nxënësve e masandej i kam vendosur notat e klasës së dhjetë, njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë", tha Dragusha.

Interesimi për të përdorur këtë projekt dita ditës është duke u rritur. Sipas Dragushës, kjo do të ndihmojë të krijohen databaza të nxënësve. "Është një punë e lehtë pasi një herë i shkruan të dhënat e nxënëseve dhe ato shërbejnë për tri vjet dhe njëkohësisht kjo është e mirë për shkollën që ruhen të dhënat edhe në të ardhmen kur nxënësi vjen e merr një dublikat dëftesë", pohoi ajo.

Sipas drejtorit të shkollës "Gjin Gazulli", Bujar Gjoci kjo është mirëpritur edhe nga mësimdhënësit tjerë të shkollës. "Ky është një lloj mini-ditari elektronik, ku të dhënat nuk vendosen në dëftesë por në program, pra sikurse në ditar edhe bartën në mënyrë automatike nga programi në dëftesë, ku nxjerrët mesatarja nota të gjitha. Shumë lehtë është për më plotësu, pasi në dëftesë bartën në mënyrë automatike, thjeshtë veç ke më rëndit notat program dhe është shumë e lehtë për secilin.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Komentet