Shkëndija e Haraçinës dhe Bashkimi sigurojnë kualifikimin
Janë zhvilluar ndeshjet e raundit të parë për Kupën e Maqedonisë së Veriut, ku skuadrat kanë shënuar rezultate pozitive.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Sot pasdite u zhvilluan shtatë ndeshje të raundit të parë, përkatësisht një e gjashëmbëdhjeta e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut. Skuadra e Bashkimit nga Kumanova nuk pati asnjë problem në transfertën ndaj Kojnares, duke fituar bindshëm me rezultatin pesë me zero. Ndërkohë, në këtë fazë janë kualifikuar gjithashtu edhe përfaqësuesit e Shkëndijës së Haraçinës, pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë pasdites.