Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Sheholli në gjyq më 7 shtator, rrezikon deri në 10 vjet burg

Fatmir Sheholli përballet me aktakuzën për spiunazh dhe shantazh, me dënim minimal pesë vjet për të parën.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Fatmir Sheholli do të paraqitet më 7 shtator para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të përballet me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për spiunazh dhe shantazh. Seanca fillestare është caktuar në orën 09:30 dhe do të jetë e hapur për publikun.

Sheholli në gjyq më 7 shtator, rrezikon deri në 10 vjet burg
Foto: veriu.info

Aktakuza, sipas avokatit Skënder Musa, është voluminoze dhe përmban detaje që kanë marrë tani epilog shtetëror lidhur me spiunazhin e shqiptarëve të Kosovës në Republikën e Serbisë. Kodi Penal i Kosovës, në nenin 124, parashikon për veprën e spiunazhit dënim me jo më pak se pesë vjet burgim. Avokati Musa e cilëson veprën si të rëndë, që prek sigurinë dhe rendin kushtetues, duke shtuar se dënimi mund të ulet vetëm në rast bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale.

Për shantazhin, Kodi Penal parasheh gjobë dhe burgim nga një deri në dhjetë vjet, veçanërisht kur vepra kryhet nga një anëtar i grupit ose me përdorim të armës.

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme