Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Shehaj kundër paketës fiskale, Brçe: Parukeritë paguajnë TVSH për ujin

Kryetari i Partisë Mundësia kundërshton në Kuvend taksën 20% mbi xhiron për bizneset e vogla, duke replikuar me deputetin socialist Erion Braçe.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ngriti zërin në Kuvend gjatë seancës plenare kundër vendimit të qeverisë për paketën fiskale, e cila parashikon që bizneset e vogla të paguajnë 20% taksë mbi xhiron. Shehaj solli si shembull pasojat që do të ketë një parukeri, e cila sipas tij nga data 1 janar do të përballet me ulje fitimesh dhe do ta ketë TVSH-në si kosto, pasi nuk ka shpenzime me TVSH ose do të detyrohet të rrisë çmimin.

Shehaj kundër paketës fiskale, Brçe: Parukeritë paguajnë TVSH për ujin
Foto: botasot.info
Video · Facebook ↗

Gjatë fjalës së tij, Shehaj pati një replikë me deputetin socialist Erion Braçe, i cili dëgjohet të thotë se parukeritë harxhojnë ujë dhe për këtë do të paguajnë TVSH. Duke kundërshtuar këtë qëndrim, deputeti i opozitës u shpreh se me taksën 20% mbi xhiron qeveria po shkatërron bizneset dhe jetën e atyre që me punë të ndershme mbajnë në këmbë ekonominë e vendit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme