Kastrati: Qeveria nuk ka investuar mjaftueshëm në FSK
Ish-komandanti i FSK-së thotë se investimet financiare dhe kapacitetet operacionale nuk janë në nivelin e duhur.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Në Ditën e Forcës, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka deklaruar se zhvillimi i kësaj force është në rrugë të mirë, por investimet nuk kanë qenë të mjaftueshme. Gjatë një paraqitjeje televizive, ai vlerësoi se FSK-ja ndodhet në fazën e tretë dhe përfundimtare të planit dhjetëvjeçar zhvillimor, duke shtuar se ngritja e kapaciteteve operacionale dhe mjetet financiare nuk ishin në nivelin e duhur.
Kastrati theksoi lidhjen e FSK-së me historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shprehu keqardhje për gjykimin e ish-udhëheqësve të saj në Hagë, duke i quajtur ata pjesë të një procesi politik. «Forca e Sigurisë së Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e të kaluarës, mbi gjakun e dëshmorëve që e kanë dhënë në kohëra të ndryshme e deri tek lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës», u shpreh ai.
Sipas Kastratit, nevoja për investime më të mëdha lidhet edhe me zhvillimet e sigurisë në rajon dhe qëndrimet e Beogradit. Ai përmendi se deklaratat e fundit nga Serbia dëshmojnë se nuk ka ndryshuar asgjë në raport me Kosovën, prandaj Qeveria e Kosovës është dashur të investojë më shumë në buxhetin dhe pajisjet e ushtrisë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


