Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2027 me vlerë mbi 10 miliardë euro

Pas debateve të gjjata në Kuvend, mazhoranca miratoi buxhetin e shtetit dhe paketën fiskale, ndërsa opozita e kritikoi ashpër si të dëmshme për ekonominë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2027 me 80 vota pro dhe 20 kundër, pas mbi 14 orësh debatesh mes mazhorancës dhe opozitës. Buxheti i ri arrin në 976 miliardë lekë, duke kaluar për herë të parë vlerën prej 10 miliardë eurosh, ndërsa të gjitha amendamentet e opozitës u rrëzuan nga shumica parlamentare. Gjatë seancës u miratua edhe paketa fiskale dhe paketa antidhunë, e cila solli përplasje për aktet normative të tubimeve që sipas opozitës kufizojnë të drejtën kushtetuese për protestë.

Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2027 me vlerë mbi 10 miliardë euro
Foto: shekulli.com.al
Video · YouTube ↗

Në emër të Komisionit të Ekonomisë, deputeti Erion Braçe deklaroi se shpenzimet publike mbeten sfida kryesore dhe se komisioni do të kontrollojë muaj për muaj realizimin e tyre për i dhënë fund praktikës me akte normative. Fondet e reja parashikojnë 202 miliardë lekë për investime publike, 24 miliardë lekë për bonusin mujor të pensioneve dhe indeksimin në prill, si dhe pagesën mujore për fëmijët deri në moshën pesë vjeç. Borxhi publik projektohet të zbresë në 52.4% të PBB-së, mbështetur nga një rritje ekonomike prej 4% me fokus turizmin.

Paketa e re fiskale sjell uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore dhe higjienike, rritjen e TVSH-së në 21% për mallrat e tjera, si dhe kalimin e bizneseve me xhiro mbi 5 milionë lekë në regjimin e TVSH-së për të luftuar evazionin. Sipas ndryshimeve, ulet barra tatimore për pagat deri në 700 mijë lekë, ndërsa tatimi mbi dividendin rritet në 15%. Nga ana tjetër, Berisha e cilësoi paketën si të pamëshirshme dhe deklaroi se ajo do të falimentojë dhjetëra mijëra biznese dhe do të godasë qytetarët.

Video · YouTube ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme