Rritje e qirave të dyqaneve në Tiranë pas pandemisë
Tregu i pasurive të paluajtshme shënon rritje të ndjeshme të qirave për dyqanet në rrugët kryesore gjatë vitit 2026.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
TIRANË — Çmimet mesatare të qirave për dyqanet në rrugët kryesore të Tiranës kanë shënuar një rritje prej 5.5% krahasuar me vitin 2024, duke arritur në kuotën e 58 eurove për metër katror në muaj gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia ndërkombëtare e pasurive të paluajtshme «Colliers Albania», krahasuar me periudhën e pandemisë së Covid-19, kur çmimet ishin në nivelin e 35 eurove për metër katror, qiratë e këtyre njësive janë shtrenjtuar përreth 66%.
Nga ana tjetër, qiratë e dyqaneve në qendrat tregtare kryesore kanë mbetur të pandryshuara në nivelin e 70 eurove për metër katror në muaj që prej vitit 2024, ndërsa krahasuar me vitin 2020 rritja për këto hapësira llogaritet në 55.5%. Raporti vëren se norma e sipërfaqeve të padhëna me qira u rrit në 5.44%, nga 3.71% që ishte në vitin 2024, ndërkohë që gjatë vitit 2025 në treg hynë marka të reja ndërkombëtare si KIKO Milano, KIABI Kids, Fashion & Friends dhe Flying Tiger Copenhagen.
Gjatë 12 muajve të ardhshëm, agjencia paralajmëron rritje të mëtejshme të çmimeve të qirave për dyqanet në rrugët kryesore, ndërsa oferta e kufizuar në qendrat tregtare pritet të mbështesë nivelet aktuale. Gjithashtu, zgjerimi i qendrës tregtare Tirana East Gate parashikohet të shtojë mbi 14,000 metra katrorë sipërfaqe të shfrytëzueshme deri në gjysmën e parë të vitit 2029, duke vendosur më shumë se 40 marka të reja.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



