Pse SHBA-ja është partner i pazëvendësueshëm i Kosovës?

Maqedonci theksoi se këtë vit Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Pse SHBA-ja është partner i pazëvendësueshëm i Kosovës?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Ejup Maqedonci, minstri në detyrë i Mbrojtjes, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në Kampin Bondsteel me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maqedonci bëri të ditur se në këtë ngjarje ishte i shoqëruar nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe nga ushtarakë amerikanë që shërbejnë në Kosovë.

Maqedonci theksoi se këtë vit Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke i cilësuar ato si simbol të lirisë, demokracisë dhe mundësive të barabarta, si dhe një vend udhëheqës në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë.

“Për Republikën e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më shumë se një aleat strategjik – janë një mik i dëshmuar në momentet më vendimtare të historisë sonë dhe një partner i pazëvendësueshëm në rrugëtimin tonë”- ka shkruar Maqedonci, të shtunën, më 04.07.2026.

Në fund, ai uroi popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut dhe 250-vjetorit të pavarësisë. Sot, më 04.07.2026 shënohet 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova është cilësuar si një nga shtetet më proamerikane në botë. Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i dolën asaj në krah kur po përjetonte luftën më 1998/1999.

Forcat ushtarake amerikane janë të pranishme në Kosovë, në kuadër të forcave të NATO-s, që nga përfundimi i luftës dhe largimi i forcave serbe, në vitin 1999.

Aktualisht, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka 4,657 trupa që vijnë nga 28 vende të botës. Forcat amerikane në këtë mision numërojnë 590 ushtarë.

Momenti për pavarësinë kulmoi më 2 korrik 1776, kur Kongresi votoi fshehurazi në favor të shkëputjes nga Britania e Madhe, duke krijuar terrenin për një deklaratë historike.

Dy ditë pas votimit vendimtar, më 4 korrik 1776, u miratua formulimi përfundimtar i Deklaratës së Pavarësisë dhe dokumenti u publikua zyrtarisht, duke shënuar një moment kyç në historinë amerikane.

Burim: Kallxo, https://kallxo.com/lajm/maqedonci-shba-partner-i-pazevendesueshem-i-kosoves/

— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Kush duhet të publikojë analizat e VITA-s?
  2. Kush e akuzon Osman Selminin për krime lufte?
  3. Çfarë ndodhi në përleshjen me armë zjarri në Podujevë?
  4. Pse Hykmete Bajrami e quan ekonominë e Kosovës 'ekonomi e varur'?

Vazhdo leximin