Shënim paralajmërues për rezultatet e PISA 2025 në Shqipëri
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka publikuar rezultatet e testit PISA 2025, duke vendosur një shënim paralajmërues për Shqipërinë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka publikuar rezultatet e PISA 2025, vlerësimi ndërkombëtar që mat aftësitë e nxënësve në shkencë, matematikë dhe lexim. Për Shqipërinë është vendosur një shënim paralajmërues, ku thuhet se një ose më shumë nga standardet e kampionimit të përcaktuara nga PISA nuk janë përmbushur, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes së kampionit të nxënësve.
Më parë ishte raportuar për rritjen e rezultateve të Shqipërisë në këtë test ndërkombëtar.