Vazhdo leximin
e premte, 30 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski kur flet për zgjedhje

Ziadin Sela thotë se BDI-ja kërkon zgjedhje për pushtet, por më parë duhet të rregullohet çështja e legjitimitetit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, gjatë një paraqitjeje në emisionin “N’Dritë” në Alsat, ka kritikuar qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim lidhur me zgjedhjet dhe deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski. Ai u shpreh se integristët ekzaltohen sa herë që përmenden zgjedhjet, ndërkohë që sipas tij më parë duhet zgjidhur çështja e legjitimitetit.

Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski kur flet për zgjedhje
Foto: almakos.com

Sela shtoi se BDI-ja dikur e kishte gojën plot me fjalën legjitimitet dhe nuk ofronte zgjidhje. Ai gjithashtu e cilësoi si manipulative deklaratën e tyre për ta bërë Maqedoninë si Zvicra, duke theksuar se Zvicra është konfederatë dhe se qëndrime të tilla nuk kanë sens në raport me angazhimin e deklaruar për karakterin unitar të shtetit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme