Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 16:53 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
16:45 OVL-UÇK dënon dhunën e Policisë dhe kërkon lirim për veteranët16:40 Haradinaj fton deputetët të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Specialen16:29 Lushtaku: Dhuna e mbrëmshme u udhëhoq nga njerëz që baballarët i kanë në Serbi16:25 Ofertë e re nga Kurti për PDK-në për presidentin dhe ligjin e Speciales16:20 Ndryshimet dhe mungesat në listën e Kombëtares për San Marinos16:17 Inida Gjata konfirmon se është drejt divorcit dhe kritikon martesën16:06 Përkujtohet njëvjetori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja15:55 Aktakuzë ndaj një personi për grup kriminal dhe mashtrim me kredi15:50 Operacion në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë dhe arrestohen tre shqiptarë15:45 Oriola Marashi sjell pamje elegante me fustan të kuq nga New Yorku
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Viral & Showbiz MKD

Sejfullau, Vishka dhe Podrimaj marrin pjesë në serialin kriminalistik të RTL

Aktorët nga Maqedonia e Veriut janë pjesë e serialit të ri kriminalistik “Specijalisti Zagreb” të RTL Hrvatska.

Redaksia ZHURMA 05:27 1 min lexim
Sejfullau, Vishka dhe Podrimaj marrin pjesë në serialin kriminalistik të RTL
FOTO · portalb.mk Arkivi ZHURMA

Aktorët Elmir Sejfullau, Visar Vishka dhe Dukagjin Podrimaj marrin pjesë në serialin e ri kriminalistik “Specijalisti Zagreb”, produksion i RTL Hrvatska, duke u bërë pjesë e një prej projekteve të reja televizive që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut në rajon, shkruan Portalb.mk.

Aktori nga Tetova, Elmir Sejfullau, do të paraqitet në serial në rolin e një pronari restoranti, i cili pa dëshirën e tij bashkëpunon me mafian. Ai për Portalb.mk ka treguar se angazhimi në këtë produksion erdhi në mënyrë të papritur, pasi fillimisht ishte kontaktuar për një personazh tjetër.

“Specijalisti Zagreb” është seriali i parë kriminalistik i prodhuar nga RTL Hrvatska, në bashkëprodhim me Gal Medija. Ngjarja zhvillohet në Zagrebin bashkëkohor dhe ndjek një ekip inspektorësh policorë, ndërsa ndërthur hetimet kriminalistike, aksionin, humorin dhe historitë personale të personazheve. Seriali do të nisë transmetimin më 7 shtator 2026, çdo të hënë në orarin kryesor në RTL, ndërsa do të jetë i disponueshëm edhe në platformën Voyo.

Duke folur për mënyrën se si erdhi deri te roli, Sejfullau tha se edhe vetë ishte befasuar kur ishte kontaktuar nga produksioni. “T’ju them të drejtën edhe unë u befasova kur më kontaktuan nga produksioni për të filluar procesin e kastingut për këtë serial. Një herë dërgova self-tape për një personazh tjetër, por pastaj fitova rolin i cili në serial ka dy skena të rëndësishme për zhvillimin e ngjarjes. Unë luaj rolin e një pronari restorani, i cili pa dëshirë bashkëpunon me mafian. Në serial marrin pjesë edhe kolegët e mi Visar Vishka”, ka thënë Sejfullau.

Burimet: Portalb (klaster 1 outlets).

Komentet