Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Merhamet organizon aktivitet për Ditën e Alfabetit

Organizata Kulturore Humanitare Merhamet ndan rreth 2000 libra falas në Çarshi me rastin e 22 Nëntorit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Organizata Kulturore Humanitare Merhamet ka organizuar një aktivitet për shënimin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit, duke shpërndarë rreth 2000 libra falas për të gjithë të interesuarit. Aktivistët e kësaj nisme tregojnë se interesimi ka qenë jashtëzakonisht i madh që nga orët e para të hapjes së dyerve.

Merhamet organizon aktivitet për Ditën e Alfabetit
Video · YouTube ↗

Emrin Demiri nga kjo organizatë thekson se ky organizim lidhet me 22 Nëntorin dhe Kongresin e Manastirit, ku 118 vjet më parë u formulua alfabeti i gjuhës shqipe, të cilit dëshirojnë t'i jepet vlerë përmes librit. Ndërkohë, aktivistja Arbresha Bytyqi shton se interesi më i madh vjen nga të rinjtë, ndërsa veçon se më të kërkuarit janë romanet dhe librat psikologjikë.

Në këtë nisme përfshihen autorë të ndryshëm, shtëpi botuese të ndryshme dhe vepra nga fusha e romaneve, poezisë, historisë, si dhe libra për fëmijë dhe shkencorë. Aktiviteti i nisur në Çarshi vazhdon edhe gjatë ditës së diel.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme