Vazhdo leximin
e hënë, 19 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Seancë gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit

Të hënën mbahet seanca në Pallatin e Drejtësisë për sulmin e ndodhur më 29 nëntor 2024 në Varagë të Zubin-Potokut.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit. Ngjarja kishte ndodhur më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në një prej objekteve më të rëndësishme të infrastrukturës ujore dhe energjetike të vendit.

Seancë gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit
Foto: zeri.info

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, dy prej tyre, Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, përballen gjithashtu me akuza shtesë për rrezikimin e rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerjen e veprës terroriste dhe spiunazh.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 24 kamera →