Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Seanca në GJKKO për Veliajn, gjykata vendos edhe për spitalin

Gjykata e Posaçme shqyrton kërkesat paraprake dhe kërkesën e kryebashkiakut për vendin e ndërhyrjes kirurgjikale.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Në Tiranë zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun Erion Veliaj, ku avokati i tij, Plarent Ndreca, pritet të paraqesë kërkesat paraprake për procesin. Trupa gjykuese do të duhet të marrë një vendim edhe lidhur me kërkesën e Veliajt për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e krisur në një spital të zgjedhur prej tij në kryeqytet, duke refuzuar kështu Spitalin Memorial të Fierit të caktuar nga Drejtoria e Burgjeve.

Seanca në GJKKO për Veliajn, gjykata vendos edhe për spitalin
Foto: javanews.al
Video · News24 Albania · YouTube ↗

Kryetari i bashkisë nuk pritet të marrë pjesë fizikisht në seancë për shkak të gjendjes shëndetësore. Gjatë seancës së kaluar, e cila u zhvillua në mungesë të tij pasi trupa gjykuese refuzoi kërkesën për shtyrje, prokurori Ols Dado deklaroi se kryebashkiaku nuk ndodhet në kushtet që t'i pamundësohet pjesëmarrja, duke sjellë në vëmendje edhe kërkesën e mëparshme të tij për të qenë i pranishëm në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Veternik 2 Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme