Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohen xhaxha e nip në Kukës për tentativë rrëmbimi

Policia e Kukësit ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim pas një konflikti me një 42-vjeçar.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

KUKËS — Policia e Kukësit ka ndaluar dy persona, përkatësisht një xhaxha dhe nip nga Gjinaj i Hasit, të cilët ishin shpallur në kërkim pas një ngjarjeje të ndodhur më 20 nëntor 2026. Sipas hetimeve paraprake, shtetasit me inicialet S. J., 45 vjeç dhe S. J., 24 vjeç, ishin konfliktuar për motive të dobëta me një 42-vjeçar të identifikuar si V. D.

Arrestohen xhaxha e nip në Kukës për tentativë rrëmbimi
Foto: javanews.al

Disa orë pas konfliktit fillestar, në aksin rrugor Kukës-Krumë, dy të dyshuarë i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonte 42-vjeçari, i cili shoqërohej nga një punonjës policie. Ata kanë tentuar ta merrnin me forcë personin në fjalë, duke e goditur me sende të forta dhe duke dëmtuar automjetin e tij. Efektivi i policisë që ndodhej në vendngjarje ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe ka kërkuar mbështetjen e shërbimeve të tjera. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, ndërsa ndaj të ndaluarve rëndojnë akuzat për veprat penale të heqjes së paligjshme të lirisë në tentativë, mosbindjes ndaj urdhrit të policisë, dëmtimeve të tjera me dashje dhe shkatërrimit të pronës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme