Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Qarku i Kukësit zgjohet nën temperatura të ulëta dhe dëborë

Temperaturat bien deri në -3 gradë Celsius në zonat e thella, ndërsa reshjet e borës zbardhin disa njësi administrative dhe sjellin prezencë akulli në rrugë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

KUKËS — Qarku i Kukësit është zgjuar me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje të reja shiu apo bore, por termometri ka shënuar rënie të ndjeshme. Temperaturat kanë zbritur në 4 gradë Celsius në qytet, ndërsa në zonat e thella të banuara mbi 900 metra mbi nivelin e detit kanë arritur deri në -3 gradë Celsius.

Qarku i Kukësit zgjohet nën temperatura të ulëta dhe dëborë
Foto: albeu.com
Video · Syri TV · YouTube ↗

Gjatë natës, reshjet e dëborës kanë zbardhur njësitë administrative Shishtavec, Zapod, Topjan, Grykë-Çajë, Kalisi dhe Arrën. Trashësia e shtresës së borës nuk ka kaluar 5 centimetra dhe nuk ka shkaktuar bllokim të akseve rrugore, por prania e akullit ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, me theks të veçantë në zonat e thella malore.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme