Tritol në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshime për larje hesapesh
Një shpërthim trıtoli ka tronditur lagjen Nea Jonia në Athinë, ndërsa autoritetet dyshojnë për ngjarje të lidhura me gjobvënie.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një kafene në lagjen Nea Jonia të Athinës, e cila është në pronësi të një shtetasi me origjinë shqiptare. Sipas policisë greke, mekanizmi shpërthyes u vendos në ambientet e jashtme rreth orës 04:00. Dëshmitarët okularë kanë treguar se në vendngjarje vepruan dy persona, të cilët pasi vendosën lëndën plasëse u larguan me një motoçikletë.
Si pasojë e shpërthimit, godina pësoi dëme të konsiderueshme materiale dhe tronditi banorët e zonës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Autoritetet policore po hetojnë pistën e gjobvënies dhe dyshojnë se ngjarja ka lidhje me një sulm tjetër ndaj të njëjtit pronar, pasi 11 ose 13 ditë më parë i ishte vënë zjarri edhe një lavazhi në pronësi të tij.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



