Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 18:08 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë KOS

Kur thirret seanca konstituive?

Deputeti Adnan Rrustemi thotë se mundësia bisedimeve mes subjekteve politike po i jepet kohë institucioneve

Redaksia ZHURMA 12:42 Përditësuar 17:13 1 min lexim
Kur thirret seanca konstituive?
FOTO · Ilustrim · Santiagobernabeupanoramav45 (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Adnan Rrustemi, deputet i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se seanca konstituive nuk po thirret për shkak se po i jepet mundësi bisedimeve mes subjekteve politike për formimin e institucioneve. Rrustemi shtjeroi se nuk e di se kur do ta thërrasë ushtruesja e detyrës së presidentes, por megjithatë duket që po u jep mundësi bisedimeve.

Pasi që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit u certifikuan, seanca konstituive, sipas afateve kushtetuese, duhet të thirret deri më 7 gusht më së largu. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, takoi më 10 korrik liderët e partive opozitare për të diskutuar për formimin e institucioneve, por nuk pati ndonjë rezultat.

Lëvizja Vetëvendosje ka 53 deputetë. Bashkë me votat e komuniteteve joshumicë joserb i ka votat për ta bërë Qeverinë dhe zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, për shkak se duhen shumicë e thjesht prej 61 deputetësh. Por, nuk i ka votat për President, pasi që duhen 80 deputetë të qëndrojnë në sallë për të marrë pjesë në votim.

Pikërisht për shkak të çështjes së Presidentit, Kosova shkoi në zgjedhje më 7 qershor. Në ato zgjedhje, vetëm Vjosa Osmani garoi si kandidate për Presidente në listën e LDK-së. Por, Rrustemi thekson se Osmani nuk është opsion i VV-së për President, pasi që konsideron se nuk është figurë konsensuale.

Burim: Vox Kosova, https://voxkosova.com/afat-deri-me-7-gusht-rrustemi-i-vv-se-seanca-konstituive-spo-thirret-sepse-po-i-japim-kohe-bisedimeve/

— Redaksia ZHURMA

Komentet