Seanca e parë ndaj Fatmir Shehollit mbahet më 7 shtator
Prokuroria ka caktuar seancën e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit për 7 shtator, në orën 09:30.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Seanca e parë gjyqësore në çështjen ndaj Fatmir Shehollit është caktuar për 7 shtator, duke filluar nga ora 09:30, sipas burimeve nga Prokuroria për RTK-në.
Sheholli po përballet me akuzat për spiunazh dhe shantazh, ku Prokuroria Speciale pretendon se ka bashkëpunuar me Shërbimin Informativ dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA).