Gjykata shtyn seancën për Veliajn pas letrës ku ai pretendon rrëmbim
Seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është shtyrë për më 17 nëntor, ndërsa gjykata deklaroi se nuk është njoftuar për transferimin e tij.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
DURRËS — Seanca e kryebashkiakut Erion Veliaj është shtyrë për në datën 17 nëntor. I pandehuri nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, por i dërgoi një letër Gjykatës së Posaçme përmes avokatit të tij, Plarent Ndreca.
Në letrën e zbardhur, Veliaj shprehet se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i ka thënë gjatë një vizite në burg se transferimi i tij nga Durrësi është bërë me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama. Veliaj pretendon se është «rrëmbyer» dhe kërkon një hetim të plotë, të thellë e të pavarur mbi këtë urdhër.
Nga ana e saj, gjykata ka bërë të ditur se nuk është kompetente për transferimin dhe se Drejtoria e Burgjeve nuk e ka njoftuar atë për këtë lëvizje, duke shtuar se verifikimi u përket organeve të tjera kompetente.