Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Lansohet traileri i ri i videolojës Grand Theft Auto VI

Publikohet traileri i ri për video-lojën Grand Theft Auto VI, e cila parashihet të dalë në treg më 19 nëntor.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Të gjithë adhuruesit e video-lojërave kanë mundësi të shohin pamjet e reja, pasi është publikuar traileri i ri i shumëpritur për Grand Theft Auto VI. Ky titull i njohur po afrohet nga dita në ditë drejt datës së lansimit, ndërsa adhuruesit tashmë janë njoftuar se projekti do të dalë në treg më 19 nëntor.

Lansohet traileri i ri i videolojës Grand Theft Auto VI

Në këtë edicion të ri, ngjarjet janë vendosur në Leonida, një shtet imagjinar që ka marrë frymëzim nga Florida e Shteteve të Bashkuara. Në fokus të ngjarjes ndodhen Jason dhe Lucia, të cilët formojnë një çift të dashuruarish të përfshirë në një komplot kriminal, pasi një grabitje nuk përfundon sipas planit të tyre.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 24 kamera →