Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

SBASHK-u i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka konfirmuar zyrtarisht mbështetjen e saj për Marshin për Liri.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

GJILAN — Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i është bashkuar zyrtarisht organizimit të Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë. Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, u takuan me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ku u konfirmua mbështetja e kësaj sindikate për këtë ngjarje. Sipas platformës qytetare, përkrahja e komunitetit arsimor i jep forcë shtesë mesazhit për liri, drejtësi dhe dinjitet, si dhe mbështetjes për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Ky zhvillim vjen në vazhdën e sigurimit të mbështetjeve të ndryshme publike për protestën e paralajmëruar.

SBASHK-u i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit në Prishtinë
Foto: tvprizreni.net
Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme