Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Salis: Qeveria ka zgjedhur gazin dhe plumbat ndaj protestuesve

Eurodeputetja Ilaria Salis kritikon ekzekutivin shqiptar në Parlamentin Evropian gjatë prezantimit të progres-raportit.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Gjatë diskutimit për progres-raportin e Shqipërisë në Parlamentin Evropian, i cili u prezantua nga komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka ngritur shqetësimin për situatën politike dhe ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Salis theksoi se në vend ka shumë zëra që nuk janë dëgjuar, duke u dhënë mbështetje të rinjve që kanë muaj që protestojnë për një vend pa korrupsion, ku të kenë mundësi të studiojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen me dinjitet.

Salis: Qeveria ka zgjedhur gazin dhe plumbat ndaj protestuesve
Foto: standard.al

Sipas eurodeputetes, protestuesit përfaqësojnë pjesën e shoqërisë që bën fushatë për të mbrojtur vendin me mesazhin se Shqipëria nuk është për shitje. Ajo akuzoi qeverinë se, në vend që të dëgjojë kërkesat e tyre, ka zgjedhur represionin, dhunën, gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës, duke abuzuar kështu me pushtetin. Po ashtu, ajo ngriti shqetësimin për propozimin që protestuesit të përballen me gjoba deri në 5 mijë euro, duke u bërë thirrje institucioneve europiane dhe qytetarëve që të mos i lënë të rinjtë shqiptarë vetëm, pasi lufta e tyre është edhe çështje e Evropës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme