Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Strik: Shqiptarët kërkojnë që BE të jetë më e ashpër për dhunën

Eurodeputetja holandeze i kërkon Marta Kos që Bashkimi Evropian të mbajë një qëndrim më të fortë ndaj dhunës në Shqipëri.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Eurodeputetja holandeze Tineke Strik ka ngritur shqetësimin mbi dhunën e shënuar ndaj protestuesve dhe gazetarëve gjatë tubimeve kundër qeverisë në vend. Gjatë diskutimeve mbi situatën politike, ajo i është drejtuar Marta Kos duke theksuar se institucionet evropiane duhet të tregojnë një qasje më të vendosur në mbrojtje të lirive themelore. Sipas saj, mesazhi i përcjellë nga qytetarët kërkon një reagim më të fortë nga Bashkimi Evropian. «Protestat e kanë bërë të qartë se populli shqiptar kërkon që ju të jeni të ashpër, të fortë në këto çështje. Dhuna ndaj protestuesve dhe ndaj gazetarëve, mendoj se nuk ka dallim, mes atyre që protestojnë në mënyrë paqësore dhe atyre që përdorin dhunën. Duhet të vlerësoni në mënyrë kritike këto raste», u shpreh ajo, duke kërkuar shqyrtim të kujdesshëm pa bërë dallime mes pjesëmarrësve dhe duke garantuar lirinë e medias.

Strik: Shqiptarët kërkojnë që BE të jetë më e ashpër për dhunën
Foto: boldnews.al
Video · YouTube ↗
Video · YouTube ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme