Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane në boks
Boksierja kosovare mposhti holandezen Maud van der Toorn në çerekfinale dhe garon për finale në kategorinë deri në 60 kg.
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar medalje në Kampionatin Evropian të boksit, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë. Ajo triumfoi në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn me rezultat 5:0, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë.
Në gjysmëfinale, Sadiku do të përballet me përfaqësuesen e Serbisë, rusen Kristina Kuluhova. Kjo nuk është përballja e parë mes tyre, pasi Sadiku e mposhti Kuluhovën në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku fitoi medaljen e artë.
Me këtë fitore, Sadiku ka siguruar medalje evropiane, ndërsa tani synon kalimin në finale për të luftuar për medaljen e artë.
Burimet: Epoka e Re; Suhareka Online; Sinjali; TV21.