Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Rrjedha e lumit Drin merr 5 të afërm në Bulqizë, zhduket 7-vjeçarja

Pesë persona u futën për t'u larë në lumin Drin në Gjoricë të Bulqizës, por rrjedha i mori me vete pas hapjes së portave të një hidrocentrali. Katër prej tyre u shpëtuan, ndërsa vijojnë kërkimet për një vajzë rreth 7 vjeç.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, u futën për t’u larë në lumin Drin, në Gjoricë të Bulqizës. Gjatë kohës që po laheshin, niveli i lumit u shtua papritur pas hapjes së portave të një hidrocentrali në Dibër të Madhe.

Rrjedha e lumit Drin merr 5 të afërm në Bulqizë, zhduket 7-vjeçarja
Foto: albeu.com

Si pasojë e rritjes së menjëhershme të prurjeve dhe fuqisë së rrjedhës, uji mori me vete pesë anëtarët e familjes. Katër prej tyre mundën të shpëtonin, ndërsa një vajzë rreth 7 vjeç dyshohet se është mbytur dhe u raportua e zhdukur.

Pas njoftimit të dhënë në polici, shërbimet e rendit, familjarët dhe banorët e zonës u vunë në lëvizje për operacionin e kërkim-shpëtimit në terren.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme