Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

1.020 familje dalin nga skema e ndihmës sociale në gjashtë muaj

Numri i përfituesve ka rënë nga 16.110 në janar në 15.090 në qershor

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Kosovë ka shënuar rënie gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat më të fundit për statistikat e mirëqenies sociale, të cilat tregojnë se numri i familjeve përfituese ka rënë gradualisht nga muaji janar deri në qershor.

1.020 familje dalin nga skema e ndihmës sociale në gjashtë muaj
Foto: Ogerta Manastirliu / Wikimedia Commons

Sipas të dhënave të ASK-së, në muajin janar nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar gjithsej 16.110 familje, ndërsa në qershor ky numër ka zbritur në 15.090 familje, që nënkupton 1.020 familje më pak. Pjesa më e madhe e përfituesve vazhdojnë të jenë familjet e kategorisë së parë.

Në muajin qershor, nga kjo kategori kanë përfituar 11.488 familje, krahasuar me 12.189 familje në janar. Ndërkohë, në kategorinë e dytë, numri i familjeve përfituese ka rënë nga 3.921 në muajin janar në 3.602 familje në muajin qershor.

Sipas muajve, numri i përgjithshëm i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte: Janar – 16.110 familje, Shkurt – 15.872 familje, Mars – 15.595 familje, Prill – 15.414 familje, Maj – 15.263 familje, Qershor – 15.090 familje.

Burim: Insajderi, https://insajderi.org/rreth-1-mije-familje-me-pak-marrin-asistence-sociale-ne-kosove-gjate-vitit-2026/

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme