Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Ronaldo fiton 625 milionë euro te Al Nassr, rekord absolut në futboll

Pjesa më e madhe e shumës, 595 milionë euro, ka ardhur nga paga bazë gjatë tre viteve e gjysmë te Al Nassr.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

RIADH — Portugezi Cristiano Ronaldo ka fituar rreth 625 milionë euro që kur iu bashkua Al Nassrit, duke u bërë futbollisti me kontratën individuale më fitimprurëse në historinë e sportit, sipas FootballTweet, të cituar nga Insajderi. Shifra mbulon më pak se katër vite në Arabinë Saudite.

Ronaldo fiton 625 milionë euro te Al Nassr, rekord absolut në futboll
Foto: Cristiano Ronaldo with Al Nassr, 19 September 2023 - 05 / Wikimedia Commons

Pjesa më e madhe e shumës ka ardhur nga paga bazë: 595 milionë euro gjatë tre viteve e gjysmë me klubin e Riadhit. Kjo shifër vetë e kalon vlerën e shumicës së kontratave më të mëdha në futbollin evropian.

Përveç pagës, Ronaldo ka marrë edhe bonuse për performancën në fushë: 11 milionë euro për 129 gola të shënuar dhe 1 milion euro shtesë për 23 asistime gjatë qëndrimit te Al Nassr.

Sulmuesi ka përfituar gjithashtu 8.5 milionë euro për fitoren e dy "Këpucëve të Arta" dhe 8.5 milionë euro të tjera pasi ndihmoi Al Nassrin të shpallej kampion i Ligës Profesionale Saudite.

Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme