Si u rrit ekonomia e Kosovës në 2025?

Pse ekonomia e Kosovës shënoi rritje reale prej 3.6 për qind gjatë vitit 2025?

Si u rrit ekonomia e Kosovës në 2025?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Raportin Vjetor për vitin 2025, në të cilin vlerësohet se ekonomia e Kosovës dhe sistemi financiar kanë ruajtur stabilitetin dhe qëndrueshmërinë, pavarësisht sfidave nga mjedisi ekonomik dhe gjeopolitik ndërkombëtar.

Sipas raportit, ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2025 shënoi rritje reale prej 3.6 për qind, ndërsa inflacioni arriti në 3.9 për qind. Borxhi publik mbeti në nivel të ulët, në 16.4 për qind të Bruto Produktit Vendor, ndërsa remitencat dhe investimet e huaja direkte vazhduan të mbështesin aktivitetin ekonomik.

BQK njofton se sektori financiar vazhdoi zgjerimin e qëndrueshëm, me asete që arritën në rreth 14.6 miliardë euro. Sektori bankar ruajti nivele të larta të kapitalizimit dhe likuiditetit, ndërsa kreditë u rritën në rreth 6.7 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 14.7 për qind.

Norma e kredive joperformuese mbeti rreth 2 për qind, duke reflektuar cilësi të lartë të portofolit kreditor. “Raporti konfirmon se ekonomia e Kosovës dhe sistemi financiar kanë ruajtur stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e tyre, pavarësisht sfidave nga mjedisi i jashtëm ekonomik dhe gjeopolitik.

Gjatë vitit 2025, BQK bëri të ditur se forcoi më tej kornizën makroprudenciale, përfshirë shtesat makroprudenciale të kapitalit dhe avancimin e sistemit të sigurimit të depozitave. Institucioni realizoi gjithashtu 30 ekzaminime në vend në sektorin bankar, të sigurimeve, pensioneve dhe institucionet mikrofinanciare e jobankare, me fokus në menaxhimin e rreziqeve, qeverisjen korporative, sigurinë kibernetike dhe harmonizimin me standardet e Bashkimit Evropian.

Raporti përfshin edhe pasqyrat financiare të audituara të BQK-së, të cilat kanë marrë opinion të pamodifikuar nga auditori i jashtëm. Institucioni realizoi rezultat financiar pozitiv prej 24 milionë eurosh gjatë vitit 2025, ndërsa gjysma e fitimit iu transferua buxhetit të Republikës së Kosovës dhe pjesa tjetër rezervave të BQK-së.

Burim: Ekonomia Online, https://ekonomiaonline.com/bqk-miraton-raportin-vjetor-2025-ekonomia-e-kosoves-u-rrit-me-3-6-per-qind-fitimi-i-institucionit-arriti-ne-24-milione-euro/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Ku do të shkojë Albion Rrahmani?
  2. Pse shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë?
  3. Pse LDK-ja është para një udhëkryqi të madh?
  4. Kush është Fatbardha Osaj, gruaja e parë atashe e mbrojtjes?

Vazhdo leximin