Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Shqiptari përfundon në spital në Itali pas pickimit nga grerëza

Një 35-vjeçar shqiptar është dërguar në spital në Itali, pasi u pickua nga një grerëz brenda gojës ndërsa po hante një ëmbëlsirë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një 35-vjeçar shqiptar ka kaluar momente frike në Itali kur u pickua nga një grerëz brenda gojës, ndërsa po konsumonte mëngjesin në një lokal afër portit të Ankonës. Sipas mediave italiane, ngjarja u shkaktua pasi mbi ëmbëlsirën me krem pastiçerie që kishte porositur i riu ndodhej insekti, i cili e pickoi në brendësi të gojës në çastin e kafshimit të parë.

Shqiptari përfundon në spital në Itali pas pickimit nga grerëza
Foto: javanews.al

Për shkak të dhimbjeve të forta, 35-vjeçari kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore. Ekipet e emergjencës dolën në vendngjarje për t'i dhënë ndihmën e parë dhe më pas e transportuan drejt spitalit Torrette. Mjekët e pranuan me kod urgjence të gravitetit mesatar dhe i administruan medikamente për të shmangur një reaksion të rëndë alergjik dhe shokun anafilaktik, që përbën gjendje kërcënuese për jetën.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme