Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 19:29 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Jetesa MKD

Traumatologjia e 'Shën Naumit' në Shkup rihapet pas rinovimit prej 230 mijë eurosh

Përmirësohen kushtet për pacientët; 26 shtretër spitalorë dhe 1.100 ndërhyrje kirurgjikale në vit

Redaksia ZHURMA 15:27 Përditësuar 16:20 1 min lexim
Traumatologjia e 'Shën Naumit' në Shkup rihapet pas rinovimit prej 230 mijë eurosh
FOTO · Foto: Skopje, razglednica so Gradska bolnica, 1930 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Reparti i Traumatologjisë në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjikale 'Shën Naumi i Ohrit' në Shkup është vënë në funksion pas një rinovimi të plotë. Me qëllim përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve dhe punën e stafit mjekësor, përcjell TV21.

Reparti disponon me 26 shtretër spitalorë dhe gjatë një viti realizohen rreth 1.100 ndërhyrje kirurgjikale, të cilat kryhen nga nëntë kirurgë traumatologë. Bëhet fjalë për një nga qendrat kryesore për trajtimin e lëndimeve traumatike në vend.

Në kuadër të rikonstruksionit janë vendosur shtretër të rinj spitalorë, është rinovuar plotësisht rrjeti elektrik dhe ai i ujësjellësit, janë rikonstruktuar nyjat sanitare, si dhe janë instaluar dyer të reja të projektuara sipas standardeve për parandalimin e përhapjes së infeksioneve.

Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se investimi i tillë do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe në krijimin e kushteve më të mira si për pacientët, ashtu edhe për personelin mjekësor.

'Investimi është rreth 200 mijë euro vetëm për punët ndërtimore, me investim shtesë 30 mijë euro që është për gjithë orenditë e repartit, pra shtretër të rinj, mbajtëse të serumeve, që janë siguruar me sponzorizime, nga kompani me përgjegjësi sociale. Përndryshe ato 200 mijë euro janë nga buxheti i vetë spitalit', tha Nebojsha Nastov, Drejtor i Klinikës.

Burim: TV21, https://tv21.tv/rinovohet-traumatologjia-ne-spitalin-shen-naumi-i-ohrit-ne-shkup-permiresohen-kushtet-per-pacientet/
— Redaksia ZHURMA

Komentet