Rinisin kampionatet e futbollit dhe kompeticionet europiane në DigitAlb
Adhuruesit e futbollit do të ndjekin sërish ndeshjet dhe ligat më elitare të Europës që rikthehen me një ofertë të plotë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Emocionet e futbollit rikthehen fuqishëm për të gjithë adhuruesit e këtij sporti pas një pauze. Kampionatet më të ndjekura nga tifozët shqiptarë zbresin sërish në fushë për të sjellë rivalitet dhe përballje, duke nisur me futbollin e Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga, Ligue 1, Eredivisie, Superliga Turke, Scottish Premiership dhe Saudi Pro League.
Spektakli arrin një tjetër nivel edhe me kompeticionet europiane: Champions League, Europa League dhe Conference League.