Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ndeshja Egnatia-Midtjylland zhvendoset nga Tirana në Elbasan Arena

UEFA vendos zhvendosjen e ndeshjes së Egnatias në Conference League për arsye sigurie nga protestat në Tiranë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

ELBASAN — Ndeshja mes Egnatias dhe Midtjylland, e vlefshme për fazën e ligës të UEFA Conference League, është zhvendosur nga Tirana për t'u zhvilluar në stadiumin «Elbasan Arena». Vendimi është marrë nga UEFA për arsye sigurie, në kushtet e protestave që vijojnë këto ditë në kryeqytet.

Ndeshja Egnatia-Midtjylland zhvendoset nga Tirana në Elbasan Arena
Foto: javanews.al
Video · RTSH · YouTube ↗

Pavarësisht ndryshimit të stadiumit, takimi do të luhet në të njëjtën orë, në orën 18:45, ku kampionët e Shqipërisë do të nisin rrugëtimin e tyre historik dhe debutimin në këtë fazë të kompeticionit kundër skuadrës daneze. Klubi u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje, duke shpresuar që skuadra të ketë përkrahjen e tyre në këtë përballje të rëndësishme në arenën europiane.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 27 kamera →