Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ndahen 15 milionë euro për faturat e energjisë së familjeve në nevojë

Ministri Andin Hoti ka nënshkruar vendimin për zbatimin e programit të mbështetjes për periudhën 2026–2027.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ministri Andin Hoti ka nënshkruar vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfitimin nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2026–2027.

Ndahen 15 milionë euro për faturat e energjisë së familjeve në nevojë
Foto: podujevanews.com

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi përcakton kriteret për përfitim, mënyrën e aplikimit, llogaritjen dhe pagesën e subvencionit, si dhe procedurat për shqyrtimin e aplikacioneve dhe verifikimin e të dhënave të aplikuesve. Për zbatimin e programit, Qeveria ka ndarë 15 milionë euro, me qëllim që të mbështeten familjet që kanë më së shumti nevojë për ndihmë në përballimin e faturave të energjisë elektrike.

Thirrja për aplikim do të hapet së shpejti.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 27 kamera →