Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
Projekti infrastrukturore në Komunën e Gjilanit kap vlerën e rreth dy milionë eurove dhe përfshin mbi dhjetë kilometra rrugë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
GJILAN — Punimet në projektin për ndërtimin e rrugëve në Malësinë e Zhegocit, në Komunën e Gjilanit, kanë hyrë në fazën përfundimtare. Projekti përfshin ndërtimin e 10.13 kilometrave rrugë, me një vlerë investimi prej rreth 2 milionë eurosh.
Ky investim financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit. Sipas ministrisë, realizimi i këtij projekti synon të përmirësojë lidhjen ndërmjet vendbanimeve, të rrisë sigurinë në qarkullim dhe të krijojë kushte më të mira për banorët e kësaj zone, ndërsa ministria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha pjesët e Kosovës.