Rina Januzi publikon projektin e ri muzikor të titulluar End of Party
Artistja shqiptaro-finlandeze me origjinë nga Kosova sjell këngën e re, bashkëpunim me Florent Boshnjakun dhe Berat Hasanin.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Artistja shqiptaro-finlandeze Rina Januzi ka sjellë projektin e saj më të ri muzikor të titulluar «End of Party». Edhe pse jeton në Finlandë dhe zëri i saj njihet te audienca e huaj, ajo është me origjinë nga Kosova.
Për këtë projekt, muzika dhe aranzhmani i janë besuar Florent Boshnjakut, ndërsa videoklipi vjen nga Pinkmoon Productions nën drejtimin e Berat Hasanit. Ajo ka fituar çmime në evente shqiptare dhe çmimin kryesor të publikut në festivalin në Finlandë, Can U Louhela Jam 2026.



