Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Jori Delli kurorëzon martesën me reperin Fred De Palma në Maldive

Modelja shqiptare dhe reperi italian kanë kurorëzuar lidhjen e tyre disa vjeçare përmes një ceremonie në Maldive.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi i njohur italian Fred De Palma kanë kurorëzuar lidhjen e tyre disa vjeçare nëpërmjet një ceremonie në Maldive. Ish-banorja e «Big Brother VIP Albania» dhe artisti i njohur kanë ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram fotografi nga vendndodhja përrallore, ku ajo shfaqet e veshur me fustan nusërie ndërsa të dy kanë ekspozuar unazat e martesës. «Zoti dhe zonja De Palma», ka shkruar modelja krahas imazheve të publikuara. Dyshja kishte bërë publike lidhjen në gusht të vitit 2023, kurse në dhjetor të vitit 2025 reperi i kishte propozuar për martesë pikërisht në të njëjtin vend. Pas më shumë se tre vitesh lidhje, çifti ka nisur një kapitull të ri, ndërsa njoftimi i tyre është shoqëruar me urime të shumta nga ndjekësit dhe personazhe të njohur të ekranit.

Jori Delli kurorëzon martesën me reperin Fred De Palma në Maldive
Foto: ekonomiaonline.com

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme