Zhurma Press E Diel · 16 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 02:25 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë

Pse reforma në drejtësi është e paalternativë?

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, thekson se reforma në sistemin e drejtësisë është një domosdoshmëri shtetërore

Redaksia ZHURMA 17:05 Përditësuar 07:17 1 min lexim
Pse reforma në drejtësi është e paalternativë?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SKËNDERAJ — Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar të mërkurën Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj, ku është pritur nga ushtruesi i detyrës së gjyqtarit mbikëqyrës, Valon Hajdini, si dhe nga gjyqtarë e përfaqësues të stafit administrativ. Gjatë takimit, është diskutuar për performancën e degës, ngarkesën me lëndë, efikasitetin në trajtimin e tyre, sfidat me të cilat përballet institucioni dhe masat që janë ndërmarrë për të ulur numrin e lëndëve të pazgjidhura.

Gërvalla theksoi se reformat në sistemin e drejtësisë janë të domosdoshme për forcimin e shtetit dhe nuk duhet të trajtohen si premtime politike. “Reforma në drejtësi nuk është premtim politik, por një domosdoshmëri shtetërore. Pakoja e pesë ligjeve të reformës në drejtësi, procesi i Vetingut dhe funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme përbëjnë shtyllat kryesore të ndërtimit të një sistemi drejtësie më të përgjegjshëm, më të besueshëm dhe më të drejtë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka vlerësuar se ndërtimi i një shteti të fortë lidhet drejtpërdrejt me forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftimin e pandëshkueshmërisë. “Republika e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi pandëshkueshmërinë dhe as të ecë përpara me institucione të dobëta. Drejtësia duhet të jetë e fortë, profesionale dhe e pakompromis ndaj paligjshmërisë, sepse vetëm kështu forcohet besimi i qytetarëve dhe konsolidohet vetë Republika”, është shprehur ajo.

Gërvalla ka ritheksuar se procesi i reformimit të sistemit të drejtësisë mbetet prioritet i institucioneve. “Reforma në drejtësi është e paalternativë, ndërsa pandëshkueshmëria nuk është opsion për një shtet të së drejtës”, ka shtuar ministrja në detyrë e Drejtësisë.

Burim: Zëri, http://www.zeri.info/aktuale/628421/gervalla-nga-skenderaj-reforma-ne-drejtesi-eshte-e-paalternative-pandeshkueshmeria-nuk-eshte-opsion
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm